Trump: SHBA-të do të tërhiqen nga Irani brenda pak javësh. Teherani: Kemi vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës

Trump: SHBA-të do të tërhiqen nga Irani brenda pak javësh. Teherani: Kemi vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga Irani “brenda dy ose tre javësh”, duke nënvizuar se objektivi kryesor është garantimi që Teherani të mos ketë mundësi të prodhojë armë bërthamore për një periudhë të gjatë.

“Ne do të largohemi, me ose pa marrëveshje, sapo të sigurohemi që ata nuk mund të prodhojnë armë bërthamore për vite me radhë,” tha Trump, duke e paraqitur këtë si një sukses të arritur tashmë.

Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian u shpreh se Irani ka “vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës”, por kërkoi garanci që konflikti nuk do të shpërthejë sërish.

Deklaratat vijnë në një moment kur tensionet në rajon janë të larta. Kina dhe Pakistani kanë propozuar një plan me pesë pika për armëpushim të menjëhershëm dhe rihapjen e ngushticës së Hormuzit. Ndërkohë, raportohen përplasje të vazhdueshme mes Izraelit dhe Iranit, si dhe sulme me dronë e raketa ndaj vendeve të Gjirit. /rtsh/

Share This