QKUK heq tarifën prej 3 eurosh për përcjellësit e pacientëve gjatë natës

QKUK heq tarifën prej 3 eurosh për përcjellësit e pacientëve gjatë natës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar heqjen e tarifës prej tri eurosh për përcjellësit e pacientëve gjatë qëndrimit natën në klinikat e QKUK.

Nga kjo tarifë përjashtohen edhe përcjellësit e pacientëve të Klinika e Onkologjisë dhe të gjitha klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht nëse pacientët janë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së.

Gjithashtu, QKUK thekson se nga pagesa përjashtohen të gjithë përcjellësit e pacientëve nën 18 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike.

Vendosja e kësaj tarife në Udhëzimin Administrativ të QKUK kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Share This