
Ali Ahmeti fton shqiptarët të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt 2026.
Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Ahmeti ka vlerësuar se të gjithë duhet të marshojnë për nder të njerëzve që kontribuan për liri dhe pavarësi.
“Të dashur vëllezër e motra, ju ftoj që të gjithë së bashku të marshojmë për ‘Drejtësi, jo politikë’ më 17 shkurt, ora 14:00 – Sheshi ‘Skënderbeu’, Prishtinë, në mbështetje të njerëzve që kontribuan për liri e pavarësi, të cilën e gëzojmë ne sot”, ka shkruar Ahmeti.


