
Abdixhiku nga Malisheva: Do ta kthejmë rendin kushtetues
Nga tubimi i mbajtur në Malishevë, kandidati i LDK-së për Kryeministër tha se LDK, do ta kthejë rendin kushtetues.
Sipas tij, shteti nuk drejtohet me teke, me përplasje dhe me frikë.
“Shteti drejtohet me ligj, me institucione dhe me përgjegjësi. Prandaj në këtë fushatë, më shumë se kurrë, kërkohet zgjedhje”, tha Abdixhiku.
I pari i LDK-së, ka thënë se kjo zgjedhje është mes dy rrugëve, transmeton Express.


