
Nketiah i lumtur pas golit në fitoren e Crystal Palace ndaj Fulham
Sulmuesi Eddie Nketiah është shprehur i kënaqur pas paraqitjes së tij në fitoren e Crystal Palace ndaj Fulham të dielën në Premier Ligë.
Nketiah u rikthye në formacionin titullar për herë të parë këtë sezon në kampionat dhe hapi rezultatin pas një pasimi të shkëlqyer nga Adam Wharton.
“Ai ka atë cilësi,” tha Nketiah për “BBC Match of the Day”.
“Ishte një prekje e mirë dhe e dija se mund ta finalizoja aksionin. Po rikthehem gradualisht në ritëm pas disa shqetësimeve të vogla”, theksoi Nketiah.
Sulmuesi theksoi se beson gjithmonë te aftësitë e tij brenda zonës.
“Gjithmonë e besoj veten në zonë. Për sa kohë jam në fushë, mund t’i kuptoj situatat dhe të prodhoj paraqitje edhe më të mira.”
Ai e cilësoi ndeshjen të vështirë, duke vlerësuar edhe kundërshtarin.
“Ishte një ndeshje shumë e fortë, Fulham është një skuadër shumë e mirë. Prandaj është kënaqësi të marrim fitoren dhe të shënoj golin,” pohoi Nketiah.
Fitorja e mban Crystal Palace në seri pozitive, me Nketiah që synon të fitojë më shumë minuta në vazhdim të sezonit.

