Ambasadori britanik reagon ashpër pas moscertifikimit të Listës Srpska: Seriozisht i shqetësuar

Ambasadori britanik reagon ashpër pas moscertifikimit të Listës Srpska: Seriozisht i shqetësuar

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar ashpër pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar Listën Srpska për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Hargreaves tha se është “seriozisht i shqetësuar” me përpjekjet e disa akterëve politikë për të penguar pjesëmarrjen e këtij subjekti në procesin zgjedhor, duke paralajmëruar se veprime të tilla dëmtojnë imazhin e Kosovës si demokraci shumetnike dhe ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

“Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit të akterëve politikë për të penguar Listën Srpska të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e fituar me vështirësi të Kosovës si demokraci shumëetnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë”, ka shkruar ai.

Ambasadori britanik tha se pret që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ta vlerësojë sërish kërkesën e Listës Srpska në përputhje me ligjin dhe rregulloret zgjedhore të Kosovës.

Share This