Flick dhe fotoja me Raphinha-n: Isha i zhgënjyer, jo i trishtuar. Doja një moment për të marrë frymë

Flick dhe fotoja me Raphinha-n: Isha i zhgënjyer, jo i trishtuar. Doja një moment për të marrë frymë

Trajneri gjerman i Barcelonës, Hansi Flick, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Atletico Madrid në Spotify Camp Nou:

“Do të përballemi me një ekip fantastik, me shumë kualitet, me një nga trajnerët më të mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Jemi në krye të tabelës, por sezoni nuk ka mbaruar. Duhet të vazhdojmë të punojmë, ka shumë ekipe të gatshme të japin gjithçka. Jam i lumtur, po e kompensojmë kohën e humbur”.

Mbi foton me Raphinha pas fitores kundër Alaves:

“Ajo foto ngjalli kuriozitet. U zhgënjeva sepse humbëm shumë topa dhe pati dy kartonë të kuq nga stoli. Kur shënuam golin e tretë, Marcus mori kartonin e kuq: ai është miku im dhe personi më i rëndësishëm këtu. Mora një moment për të marrë frymë, nuk doja të debatoja. Por jam mirë dhe i fortë për gjithçka”.

“Është normale që në ndeshje si kjo gjërat mund të komplikohen, por në shtëpi relaksohem. Nuk isha i trishtuar dhe as nuk mendoja për asgjë tjetër”.

Share This