Këshilltari i Clarkut: S`ekzistonte absolutisht asnjë strukturë komanduese

Këshilltari i Clarkut: S`ekzistonte absolutisht asnjë strukturë komanduese

Michael Durkee dëshmirar i Mbrojtjes, i cili shërbeu si këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë periudhës përkatëse po vazhdon dëshminë në Speciale.

Michael Durkee, ish-këshilltari politik i gjeneralit Clark, në dëshminë e sotme në Hagë, duke folur për zinxhirin komandues në UÇK, tha se komandantët e zonave operative kishin autonomi të plotë veprimi.

“D.m.th. nuk kishte zinxhir komanduese në kuptimin e koordinimit të drejtpërdrejtë të komandës siç e kuptojmë atë në ushtrinë perëndimore”, tha Durkee.

“Nuk ekzistonte absolutisht asnjë strukturë komanduese që ai mund të përdorte për të ndaluar dhunën”, tha Durkee.

I pyetur nëse Thaçi mund ta ndalonte dhunën, Durkee u shpreh se nuk kishte kompetencë për ta bërë në atë kohë (kur forcat serbe po tërhiqeshin nga Kosova v.j.), sepse, shtoi ai, UÇK ishte duke zbatuar premtimet që i kishin dhënë KFOR-it për të zbatuar marrëveshjet e arritura më parë, me gjeneralin Jackson.

Durkee më tej foli takimin e tij me Thaçin, duke vënë në pah se objektivi i tij kryesor ishte pavarësia e vendit. /rtk/

Share This