Zhegrova: Vazhdojmë edhe më fort! Faleminderit të gjithë tifozëve

Zhegrova: Vazhdojmë edhe më fort! Faleminderit të gjithë tifozëve

Edon Zhegrova ka zhvilluar disa minuta në derbin pa gola mes Juventusit dhe Torinos, i luajtur mbrëmë në kuadër të Serie A.

Ylli i Kombëtares së Kosovës u aktivizua në minutën e 65-të, duke sjellë freski dhe gjallëri në repartin ofanziv të “Zonjës së Vjetër”, megjithatë juventinët nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.

Pas ndeshjes, Zhegrova reagoi përmes një postimi në Instagram, ku u shpreh mirënjohës ndaj tifozëve për mbështetjen.

“Vazhdojmë edhe më fort! Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme!”, ka shkruar ai.

Juventusi aktualisht synon të qëndrojë në garë për vendet e para të tabelës, ndërsa Zhegrova po kërkon të konsolidohet si titullar në formacionin bardhezi.

Share This