
Hykmete Bajrami: “Përçarësit, sabotuesit dhe bllokuesit s’e kanë vendin në krye të shtetit as të kryeqytetit”
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar sot për zhvillimet politike në Prishtinë, duke theksuar se kryeqyteti ka për kryetar Përparim Ramën dhe “s’ka kthim mbrapa”.
Në një postim në rrjete sociale, Bajrami ka kritikuar ashpër ata që sipas saj po tentojnë të pengojnë funksionimin e institucioneve lokale.
“Përçarësit, sabotuesit dhe bllokuesit nuk e kanë vendin në krye të shtetit, as të kryeqytetit”, ka shkruar Bajrami, duke nënvizuar mbështetjen e saj për kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama.
Reagimi i saj vjen në një kohë tensionesh politike në komunën e Prishtinës, ku janë shtuar debatet për qeverisjen dhe funksionimin e Kuvendit Komunal.


