Përparim Rama i ashpër me Çekun: Një vit e keni blloku Rrugën A edhe zgërdhihesh këtu

Përparim Rama i ashpër me Çekun: Një vit e keni blloku Rrugën A edhe zgërdhihesh këtu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pas qeshjeve të Hajrulla Çekut për Rrugën A. Rama tha se e kanë bllokuar 1 vit e tash “ky zgërdhihet”.

“Zgërdhihesh se e keni blloku këtë projekt 1 vit e më shumë, e tash zgërdhihesh. Projekti që lidh Prishtinën e re me Kalabrinë, edhe si rezultat i bllokadës nuk ka përfundu, bllokada 1 vit ky zgërdhihet sot, e thotë projekt i vogël nuk shihet. A e di ku është Rruga A?”, tha Rama në T7.

Share This