
Përmbytjet vdekjeprurëse në Velencia, jep dorëheqjen udhëheqësi rajonal: Nuk mund të vazhdoj më
Udhëheqësi rajonal i Valencias në Spanjë, Carlos Mazón ka dhënë dorëheqjen për shkak të menaxhimit të përmbytjeve vdekjeprurëse të vitit 2024.
Gjatë një deklarate për mediat, Mazón pranoi gabimet e bëra në përballimin e situatës, ndërsa akuzoi se qeveria qendrore nuk ofroi mbështetjen e mjaftueshme për rajonin e goditur nga përmbytjet.
“Shpresoj që kur zhurma të qetësohet pak, shoqëria do të jetë në gjendje të bëjë dallimin midis një njeriu që ka bërë një gabim dhe një personi të keq. Nuk mund të vazhdoj më”, tha ai.
Përmbytjeve shkatërruese goditën Valencian më 29 tetor 2024, duke u marrë jetën e 229 personave dhe duke përmbytur rrugë, shtëpi e dyqane dhe lënë pas edhe dëme të konsiderueshme ekonomike. /rtsh/


