
Alba: Unai Emery ndryshoi jetën time
Jordi Alba, një nga emrat më të rëndësishëm të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle të dekadës së fundit, pak ditë më parë ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni në MLS me Inter Miami.
Në një intervistë për “Sport”, 36-vjeçari kujtoi fillimet e tij te Valencia, duke zbuluar se pikërisht Unai Emery, tashmë trajner i Aston Villës, ishte personi që ndryshoi drejtimin e karrierës së tij.
“Ndoshta personi kyç në karrierën time ka qenë Unai Emery”, tha Alba.
“Ai ndryshoi pozicionin tim, më ndihmoi të përshtatesha. Ka qenë hapi më i rëndësishëm i karrierës sime. Unë nuk doja të luaja si mbrojtës i majtë — gjithë jetën kisha luajtur si mesfushor apo anësor sulmues. Por ai vendosi ndryshe. Falë atij ndryshimi, kam mundur të ndërtoj një karrierë të suksesshme dhe të fitoj jetesën time me futbollin”, theksoi mbrojtësi spanjoll.


