Përparim Rama sulmon Hajrulla Çekun pas refuzimit të debatit në Klan Kosova

Përparim Rama sulmon Hajrulla Çekun pas refuzimit të debatit në Klan Kosova

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vendimit të kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, që të mos marrë pjesë në debatin e paralajmëruar në Klan Kosova.

Në një video të publikuar, Rama u shpreh se Çeku dhe të tjerët nuk janë as “të punës” e as “të fjalës”.

“Hajrullah, ju nuk jeni as të punës as të fjalës! Unë e kom ditë, po sot e morrën vesh krejt qytetarët e Prishtinës!”, tha Rama.

Ai gjithashtu ftoi të gjithë kundërkandidatët për një debat më 6 tetor, duke theksuar gatishmërinë për ballafaqim publik.

Megjithatë, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në debatin e organizuar nga Klan Kosova.

Share This