Kryeziu: Politikës kosovare i mungojnë njerëzit normal

Kryeziu: Politikës kosovare i mungojnë njerëzit normal

Analisti politik Ismet Kryeziu nga KDI ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke vënë në dukje se skena politike kosovare përballohet me një mungesë të theksuar të “njerëzve normal”, përkundër zhurmës dhe ambicieve të shumta.

“Politikës sonë nuk i mungojnë zhurma, mashtrimet, pozat dhe ambiciet. Por i mungojnë njerëzit normal, dhe pikërisht ky është problemi më i madh i shoqërisë sonë sot,” shkroi Kryeziu në profilin e tij në Facebook.

Analisti thekson se ky fenomen është një nga sfidat kryesore që ndikon në cilësinë e debatit dhe vendimmarrjes në Kosovë, duke sugjeruar nevojën për pjesëmarrje më të përgjegjshme dhe më të balancuar të aktorëve politikë në vend.

Share This