
Abdixhiku nga Podujeva: Llapi flakë. Llapi i zjarrtë, Doku ynë po vjen
LDK-ja në kuadër të fushatës për zgjedhjet komunale në Podujevë mbajti sonte tubim madhështor atje.
Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thënë se doktori, Ekrem Hyseni po vjen dhe se mjaft e kanë mashtruar Llapin qe 5 vite.
“Podujeva nuk meriton propagandë. Podujeva nuk meriton fjalë. Podujeva nuk meriton mashtrime. Podujeva meriton punë. Podujeva meriton zhvillim. Podujeva meriton respekt. Podujeva meriton dinjitet.” ka shkruar Abdixhiku.


