
Abdixhiku: Mbështetja për LDK-në në Prishtinë po rritet, tubimi në Bregun e Diellit ishte madhështor
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se mbështetja për këtë subjekt politik në Prishtinë po rritet çdo ditë.
Ai ka cilësuar si madhështor tubimin e mbajtur mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit.
“Bregu i Diellit sonte! Madhështore! Kryeqyteti frymon kaltër. Kryeqyteti është me LDK-në. Kryeqyteti është me Përparim Ramën. Faleminderit Degës së Tretë për organizim. Faleminderit gjithë qytetarëve për mbështetjen e madhe. Vazhdojmë edhe katër”, ka shkruar Abdixhiku, duke iu referuar mbështetjes për edhe një mandat të dytë të kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim Rama.
Ai theksoi se LDK-ja po dëshmon se mbetet forca kryesore politike në kryeqytet, me vizion të qartë për zhvillimin e Prishtinës.


