Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Ditën e shtunë (22 nëntor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të  mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në jug reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jenë të forcës 4-5 ballë.

Share This