Haaland rishkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Haaland rishkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Erling Haaland ka thyer një tjetër rekord në futbollin evropian.

Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt shënoi golin e 50-të në Ligën e Kampionëve, gjatë fitores së skuadrës së tij ndaj Napolit.

Ky moment historik erdhi vetëm pas 49 ndeshjesh, duke e bërë Haalandin lojtarin më të shpejtë që arrin këtë shifër në historinë e garës më prestigjioze të klubeve evropiane.

Edhe pse shpesh është kritikuar se nuk është vendimtar në sfidat më të mëdha, Haaland vazhdon të tregojë se është një ‘armë’ e jashtëzakonshme për ekipin e Pep Guardiolës.

Share This