Parashikimi i motit për të mërkurën

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa rreth mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ato pritet të gjenerojnë reshje lokale shiu, të cilat në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Reshjet më intensive priten gjatë natës.

Vlen të theksohet se do të ketë prani të grimcave të pluhurit saharian, si pasojë e të cilave, në zonat ku do të ketë reshje, shiu do të jetë i përzier me baltë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga juglindja, e cila lokalisht mund të jetë e fortë, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 23°C. /MeteoKosova/

Share This