1 milion euro të futura nëpër qese u zbuluan përmes skanimit në Merdarë, i dyshuari polic i Shqipërisë

1 milion euro të futura nëpër qese u zbuluan përmes skanimit në Merdarë, i dyshuari polic i Shqipërisë

Në pikëkalimin kufitar Merdare, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar, ku përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray) janë identifikuar indikacione për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Si rrjedhojë është bërë zbulimi i rreth 1 milion eurove të padeklaruara.

Gazeta Express mëson se Aurel Kaziu, polic në Shqipëri, është i dyshuar në këtë rast, gjithashtu edhe dy persona të tjerë me inicialet A.L., dhe E.A., të cilët nuk janë policë me profesion.

Ndërsa, sipas mediave të Shqipërisë Kaziu është efektiv i komisariatit nr. 5 në Tiranë.

Për zbulimin e parave kanë asistuar edhe zyrtarët e Policisë Kufitare. Ndërsa, njësitë hetimore të Doganës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Prokurori kompetent është njoftuar dhe, në koordinim me të, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në përputhje me autorizimet ligjore”, ka njoftuar dogana.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar ndalimin prej 48 orësh të tre personave të dyshuar për veprën penale “shpërlarja e parave”.

Share This