Zelensky: Nevojitet reagim i fortë nga SHBA nëse Putin nuk është gati për takim

Zelensky: Nevojitet reagim i fortë nga SHBA nëse Putin nuk është gati për takim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pret një reagim të fortë nga Shtetet e Bashkuara nëse Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të jetë i gatshëm të ulet në tryezën e negociatave në një takim dypalësh me të.

“Unë iu përgjigja menjëherë propozimit për një takim dypalësh: Ne jemi gati. Po sikur rusët të mos jenë gati?”, tha Zelensky gjatë konferencës për shtyp.

Sipas Reuters, presidenti i SHBA-së Donald Trump po kërkon të ndërmjetësojë paqen midis dy vendeve, por ka paralajmëruar se Putin, me të cilin Zelensky ka kërkuar një takim privat, mund të mos jetë i gatshëm të bëjë një marrëveshje.

Trump e konsideron periudhën 15-ditore një moment historik duke e përcjellë edhe si një formë ultimatumi joformale për palën ruse.

Megjithatë, vonesa e një takimi mes Putin-Zelensky, po konsiderohet nga zyrtarët evropianë dhe ukrainas si një tentativë nga ana e presidentit rus për të fituar kohë duke ngritur çështjen e një procesi të përhershëm paqeje, në vend që të ndjekë në mënyrë aktive një marrëveshje.

Marrëveshja në parim për t’u takuar me Zelensky-n, por pa caktuar një datë, mund t’i shërbejë këtij qëllimi specifik. /rtsh/

Share This