Zelensky: Jemi përballë një dileme, partneri kryesor apo dinjiteti i Ukrainës

Zelensky: Jemi përballë një dileme, partneri kryesor apo dinjiteti i Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Kievi mund të përballet me një zgjedhje midis humbjes së “partnerit të tij kryesor” ose dinjitetit të tij.

Ne përballemi me një dilemë: partneri kryesor apo dinjiteti i Ukrainës”, tha Presidenti ukrainas. Në një deklaratë me video, Zelensky tha se nuk do të tradhtonte interesin kombëtar të Ukrainës, ndërsa plani i paqes i SHBA-së është në shqyrtim.

Megjithatë, ai paralajmëroi se java e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për vendin, pasi siç tha ai do të përballet me zgjedhjen midis humbjes së një partneri të rëndësishëm ose humbjes së dinjitetit të tij.

Ai shtoi se nuk do të lejonte që Rusia të akuzonte Ukrainën për prishjen e çdo procesi paqeje, në një kohë kur vendi i tij përballet me një nga kohërat më të vështira në historinë e tij.

“Ukraina do të bashkëpunojë shpejt dhe në mënyrë konstruktive me Shtetet e Bashkuara”, tha Zelensky, duke i kërkuar qeverisë së tij dhe parlamentit të vendit të bashkëpunojnë.

Zelensky drejtuar kombit, tha se do të propozojë “alternativa” ndaj planit të paraqitur nga administrata Trump. “Do të paraqes argumente, do të bind, do të propozoj alternativa”, thotë Zelensky.

Duke kujtuar se si e organizoi përgjigjen e Kievit ndaj pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt 2022, ai shtoi se “ne nuk e tradhtuam Ukrainën atëherë, nuk do ta bëjmë as tani.

Reagimet vijnë ndërsa udhëheqësi ukrainas përballet me presion për të rënë dakord me planin e paqes prej 28 pikash të administratës Trump për t’i dhënë fund luftës, i cili përfshin një numër vijash të kuqe për Kievin. /rtsh/

Share This