Zelensky bisedon me Trump përpara afatit të ultimatumit të Putinit

Zelensky bisedon me Trump përpara afatit të ultimatumit të Putinit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë “produktive” me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, lidhur me përfundimin e luftës, sanksionet ndaj Rusisë dhe finalizimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për dronët.

Lajmi u bë i ditur nga Zelensky në një postim në platformën X, ku theksoi se Trump ishte plotësisht i informuar për intensifikimin e sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase.

Kjo bisedë vjen në një moment kritik, pasi Presidenti Trump i ka dhënë një afat Presidentit rus, Vladimir Putin, deri më 8 gusht për të pranuar një armëpushim në Ukrainë.

Nëse Putini nuk bindet, Trump ka kërcënuar se do të vendosë sanksione edhe më të ashpra dhe tarifa 100% mbi vendet që blejnë naftën ruse. Megjithatë, sipas burimeve pranë Kremlinit, Putin nuk ka gjasa t’i nënshtrohet këtij ultimatumi.

Përveç luftës, Zelenskiy njoftoi se Ukraina është gati të finalizojë një marrëveshje me SHBA-në për blerjen e dronëve ukrainas, një marrëveshje që ai e cilësoi si “një nga marrëveshjet më të forta” me një vlerë prej rreth 30 miliardë dollarësh.

Ai shtoi se partnerët evropianë të Kievit kanë premtuar tashmë mbi 1 miliard dollarë për të blerë armë amerikane për Ukrainën, si pjesë e një skeme të re. Kjo tregon se Ukraina po kërkon të forcojë industrinë e saj të brendshme të armëve me ndihmën e investimeve dhe financimeve të huaja. /rtsh/

Share This