Ymeri kundër kandidaturës së Sejdiut: Një kryeministër si Albin Kurti është argat i mafisë energjetike

Ymeri kundër kandidaturës së Sejdiut: Një kryeministër si Albin Kurti është argat i mafisë energjetike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, Ymeri ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se është “argat i mafisë energjetike”.

Ajo ka deklaruar se vendimi për të mos e votuar Sejdiun lidhet me bindjen e saj se zgjedhja e tij do t’i mundësonte Kurtit vazhdimin e pushtetit.

“Një kryeministër si Albin Kurti është argat i mafisë energjetike. Edhe sot, me gjithë pasojat për pozitën time brenda partisë, vendos të mos e votoj zgjatjen e pushtetit të tij”, ka shkruar Ymeri.

Sipas saj, pushteti aktual është “i komprometuar dhe antikombëtar”, ndërsa ka shprehur kritika edhe ndaj kandidaturës së Sejdiut.

Ymeri ka vlerësuar se Sejdiu nuk ka pasur, sipas saj, profilin dhe pavarësinë e nevojshme për të krijuar një balancë institucionale dhe për t’i bërë përballë ndikimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në fund të reagimit, deputetja e LDK-së ka bërë thirrje për një të ardhme më të mirë dhe ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Republikën e Kosovës.

Share This