Yamal: Do ta fitoj Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve

Yamal: Do ta fitoj Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve

Supertalenti i Barcelonës dhe një nga talentet më premtues në botën e futbollit, Lamine Yamal në një intervistë për ‘Cadena Ser’, nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë ta fitojë ‘Topin e Artë’.

17-vjeçari ishte një nga futbollistët më të mirë në skuadrën katalanase duke fituar La Ligën dhe Kupën e Mbretit.

“Unë hyj në fushë, luaj dhe argëtohem. Nëse duhet të ndodhë, do të ndodhë…”, ka thënë Yamal.

Ai theksoi se ky çmim nuk është një obsesion, por një shpërblim natyral për paraqitjet e tij në fushë.

Ndërkohë, kur u pyet për zgjedhjen mes Kupës së Botës dhe Ligës së Kampionëve, Yamal tha se do t’i fitojë të dyjat.

“Nuk mund të zgjedh mes tyre, sepse do të marr pjesë në të dyja… dhe do t’i fitoj të dyjat”, theksoi ai.

Ai ka folur edhe për rinovimin e kontratës me Barcelonën.

“Doja ta zgjidhja çështjen sa më shpejt që të mundesha, për t’u përqendruar te loja. Sapo erdhi mundësia, e nënshkrova menjëherë”, përfundoi Yamal.

Share This