
Shqipëri, parashikimi i motit
Për ditën e sotme (5 qershor) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 4 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 16 deri 33°C;
Në zonat e ulët 14 deri 36°C;
Dhe në bregdet 17 deri 34°C.

