
Xhavit Haliti bën thirrje për mobilizim të PDK-së para zgjedhjeve të 28 dhjetorit: Koha është tani
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë një thirrje publike për angazhim të fuqishëm të strukturave dhe mbështetësve të PDK-së në prag të zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haliti ka theksuar se PDK-ja mbetet “forca e madhe e vlerave kombëtare dhe shtetformuese” dhe ka apeluar që qytetarët dhe aktivistët e partisë të angazhohen për të sjellë ndryshim në vend.
“Koha është tani. T’i japim fund keqqeverisjes. Ta kthejmë shtetin në binar. Qytetarëve t’ua rikthejmë shpresën,” ka shkruar Haliti, duke nënvizuar se ndryshimi është i domosdoshëm për të ardhmen e Kosovës.

