WSJ: Trump dëshiron që lufta të përfundojë brenda 4-6 javësh

WSJ: Trump dëshiron që lufta të përfundojë brenda 4-6 javësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u është rrëfyer ndihmësve të tij ditët e fundit se dëshiron t’i japë fund luftës në Iran brenda disa javësh dhe të shmangë një konflikt të zgjatur, shkruan Wall Street Journal, shkruan rainews.it.

Privatisht, Trump thuhet se tha se besonte që lufta ishte në fazat e saj të fundit dhe i nxiti këshilltarët e tij të përmbaheshin në një afat kohor prej katër deri në gjashtë javësh.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin planifikuar gjithashtu një samit në mesin e majit me presidentin kinez Xi Jinping, sipas burimeve, duke parashikuar se lufta do të mbaronte para takimit.

Trump thuhet gjithashtu se i tha një ndihmësi se konflikti po shpërqendronte vëmendjen nga prioritetet e brendshme. /atsh/

Share This