Von der Leyen thirrje bllokut – BE duhet të shembë barrierat për t’u bërë gjigant ekonomik global”

Von der Leyen thirrje bllokut – BE duhet të shembë barrierat për t’u bërë gjigant ekonomik global”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, këmbënguli të mërkurën se BE-ja duhet të shembë barrierat ekonomike që e pengojnë atë të bëhet një gjigant global dhe të thellojë tregun e saj të brendshëm.

Zyrtarja e lartë e dha mesazhin përpara se të nisej me liderët e BE-së, përfshirë presidentin e Francës  Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, në një takim të drejtuesve të industrisë në Antwerp, që mbahet në prag të samitit të së enjtes, ku vendet anëtare do të diskutojnë prioritetet për axhendën ekonomike të Evropës, duke përfshirë mënyrën e forcimit të tregut të vetëm dhe bërjes së Evropës më të pavarur dhe konkurruese ekonomikisht.

“Konkurrenca nuk është vetëm themeli i prosperitetit, por edhe i sigurisë sonë dhe në fund të fundit, edhe i demokracive tona ” – paralajmëroi Von der Leyen. Një çështje kyçe e identifikuar nga BE-ja është fakti se kompanitë evropiane përballen me vështirësi aksesi në kapital për t’u zgjeruar, ndryshe nga homologët e tyre amerikanë. “Për ta trajtuar këtë, Plani A do të ishte të përparonim së bashku të 27 shtetet e bllokut,- tha Von der Leyen, – por nëse nuk mund të arrijmë një marrëveshje, BE-ja duhet të shqyrtojë bashkëpunimin e zgjeruar midis vendeve që dëshirojnë këtë.”- theksoi ajo, ndërsa shtoi se Evropa duhet të rrisë konkurrueshmërinë e saj duke rritur prodhimin brenda kontinentit dhe zgjeruar rrjetin e partnerëve të besueshëm, duke theksuar rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve tregtare.

Pas marrëveshjeve të fundit me bllokun e Amerikës së Jugut Mercosur dhe Indinë, ajo tha se të tjera ishin në rrugë e sipër me Australinë, Tajlandën, Filipinet dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Një nga propozimet më të mëdha dhe më të debatuara për nxitjen e ekonomisë së BE-së është favorizimi i firmave evropiane ndaj rivalëve të huaj në fushat strategjike, të cilat von der Leyen e mbështet. /rtsh/

Share This