
Moska dhe Kievi vazhdojnë sulmet ajrore pavarësisht bisedimeve në Alaskë për t’i dhënë fund luftës
Rusia dhe Ukraina nisën sulme të tjera ajrore reciproke gjatë natës, pavarësisht bisedimeve SHBA-Rusi në Alaska për t’i dhënë fund luftës 3,5-vjeçare, thanë sot zyrtarët.
Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, ushtria ruse vendosi 85 dronë luftarakë dhe një raketë balistike kundër objektivave në brendësi të Ukrainës.
“Edhe pse shumica e dronëve u interceptuan, pati 24 sulme me dronë dhe një sulm me raketa në 12 vende”, tha ushtria ukrainase.
Sulme ukrainase me dronë u regjistruan gjithashtu nga pala ruse. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, u rrëzuan 29 dronë.
“Shumica e operacioneve të mbrojtjes ajrore u zhvilluan mbi territoret jugore ruse dhe Detin e Azovit”, tha ministria ruse.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan dje në Alaskë – për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Fillimisht, nuk u njoftuan rezultate konkrete, megjithëse udhëheqësit e përshkruan samitin si produktiv. /atsh/


