VLEN dhe BDI kritikojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për “Safe City”

VLEN dhe BDI kritikojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për “Safe City”

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut  përmes deklarimeve me shkrim kanë reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese,e cila  hodhi poshtë nismat që kontestojnë sistemin Safe City.

Koalicioni VLEN thekson se përdorimi i gjuhës shqipe është e drejtë themelore dhe detyrim kushtetues. Sipas VLEN, çdo njoftim, paralajmërim apo masë ndaj qytetarëve përmes sistemit “Safe City” duhet të bëhet edhe në gjuhën shqipe.

VLEN paralajmëron se do ta mbrojë këtë parim me të gjitha mjetet juridike dhe institucionale. Në reagim, VLEN gjithashtu kritikoi përbërjen aktuale të Gjykatës Kushtetuese.

Nga BDI thonë se”deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese,Darko Konstadinovski  për çështjen e projektit ‘Safe City’, sipas të cilave porositë SMS duhet të dërgohen vetëm në maqedonisht, ndërkohë që mund të dërgohen edhe në anglisht, por jo në shqip, përbëjnë një akt të hapur diskriminimi dhe një shkelje të rëndë të frymës dhe të vetë Kushtetutës së shtetit” thuhet në reagimin me shkrim të BDI-së. /rtk/

Share This