
Vdes Ozzy Osbourne, këngëtari i Black Sabbath
Ozzy Osbourne, këngëtari i grupit të njohur të heavy metal të viteve ‘70, Black Sabbath, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, njoftoi familja e tij.
“Ai vdiq mëngjesin e sotëm dhe ishte i rrethuar nga familja e tij dhe nga dashuria”, tha familja përmes një njoftimi.
Më 2020, ai kishte njoftuar se vuante nga Parkinsoni.
Nga fansat e tij ai njihej si “Princi i Errësirës” dhe “Kumbara i heavy metal-it”.
Ai e nisi karrierën duke interpretuar hitet e Black Sabbath, si Paranoid, War Pigs dhe Sabbath Bloody Sabbatth. Këto, së bashku me një sërë albumeve solo, i sollën atij mbi 100 milionë kopje të shitura në mbarë botën.
Osbourne, që gjithë jetën ishte përballur me probleme me drogën, kishte nxitur polemika gjatë një koncerti më 1982, kur një fans kishte hedhur në skenë një lakuriq nate, të cilin e kishte kafshuar në kokë. Ai gjithmonë kishte insistuar se kishte menduar se ishte një lodër, por e kishte kuptuar gabimin dhe më pas kishte shkuar në spital për të marrë vaksinë kundër helmimit.
Osbourne ishte shpesh ishte në shënjestër të sulmeve nga grupet konservatore dhe fetare, të shqetësuara për ndikimin negativ që muzika rock kishte te të rinjtë. Ai gjithmonë kishte pranuar ekzagjerimet e stilit të tij të jetës dhe teksteve, por i kishte hedhur poshtë raportimet më ekstreme që e paraqisnin si një adhurues të djallit.


