Vazhdon projekti “Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli”, kësaj here në Baran

Vazhdon projekti “Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli”, kësaj here në Baran

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka theksuar se po vazhdojnë me projektin “Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli”, kësaj here në Baran të Pejës.

“Sot, bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetarin e LRF Pejës, Avdi Gashi dhe kryetarin e KF Rilindja 1974, Etnik Berisha, vizituam fshatin Baran, përkatësisht KF Rilindja, ku është në përfundim fusha e re e futbollit. Kjo fushë do të jetë një tjetër vatër e talenteve të futbollit”, ka shkruar Ademi në Facebook.

“Po ndërtojmë infrastrukturë moderne për të gjitha klubet dhe regjionet e Kosovës. Çdo fushë po ndërtohet me licencë ‘PRO’ të UEFA-s dhe FIFA-s dhe me materiale të standardeve më të larta dhe bar të klasit të parë. Këto fusha do të jenë baza për zhvillimin e talenteve tona në çdo cep të vendit”, ka theksuar Ademi.

Share This