Ura e Kadiut në Bënjë të Përmetit, xhevahiri i fshehur i Shqipërisë

Ura e Kadiut në Bënjë të Përmetit, xhevahiri i fshehur i Shqipërisë

Një nga xhevahiret e fshehura të Shqipërisë, Ura e Kadiut në Bënjë të Përmetit, është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë imazhet e saj duke e cilësuar si një tjetër “perlë të vendit tonë”.

Fotoja është realizuar nga Bleron Çaka, i shpallur “Ambasador në Promovimin e Turizmit Shqiptar” në Konkursin Ndërkombëtar të Foto & Video Reels “Wanderlust in Albania 2”.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër perlë të vendit tonë, si Ura e Kadiut në Bënjë të Përmetit, fotografuar për konkursin “Wanderlust in Albania 2”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky konkurs tërhoqi fotografë dhe videografë nga Shqipëria dhe 36 vende të botës, të cilët sollën imazhe dhe pamje të mrekullueshme të vendit, duke nxjerrë në pah bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore e historike të Shqipërisë.

Qëllimi i konkursit “Wanderlust in Albania” është promovimi i turizmit shqiptar dhe tërheqja e vizitorëve nga e gjithë bota. Krijuesit patën mundësinë të dokumentonin Shqipërinë nga perspektiva të ndryshme, duke filluar nga peizazhet mahnitëse natyrore deri te momentet e përditshme të jetës dhe kulturës shqiptare. /rtsh/

Share This