
Ulen pak çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, nesër e pasnesër
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të lejuara për sot për derivatet e naftës.
Nafta sot mund të shitet deri në 1.52 euro, që është tre centë më lirë se dje.
Ndërkaq, benzina mund të shitet deri në 1.43 euro, më lirë se dje që ishte 1.49.
Çmimi i gazit mbetet i njëjtë sikurse dje – 0.74 euro për litër, transmeton GE.

