
Ukraina pranon se Rusia ka hyrë në rajonin kyç të Dnipropetrovskit
Rusët kanë hyrë në Dnipropetrovsk dhe po përpiqen të avancojnë më tej.
Ushtria Ukrainase ka pranuar për here të parë se forcat ushtarake ruse kanë avancuar në Rajonine e Donetskut duke hyrë tashmë në rajonin lindor industrial.
Moska ka pretenduar disa herë përgjatë muajve të verës se forcat e saj ushtarake kanë nisur pushtimin e kësaj zone. Deepstate, një projekt ukrainas që monitoron në kohë reale përparimin ushtarak në front tha se dy fshatra të Dnipro petrovsk ishin nën kontrollin Rus.
Megjithatë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Ukrainase mohoi këtë pretendim duke thënë se luftimet po vijojnë në mënyrë intensive dhe se njëri prej fshatrave është ende nën kontrollin e tyre.
Rajoni i Dnipropetrovskut, me më shumë se tre milionë banorë para luftës, është qendra e dytë më e madhe industriale e Ukrainës pas Donbasit. Edhe pse Rusia nuk ka shpallur aneksimin e tij, qyteti kryesor Dnipro dhe zona përreth janë goditur disa herë nga sulmet.
Ky zhvillim vjen ndërkohë që përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës po dobësohen, pavarësisht takimeve të presidentit amerikan Donald Trump me Vladimir Putinin në Alaska dhe më pas me Volodymyr Zelenskyn në Washington.
Shpresa për një samit mes dy liderëve ka rënë, meqë Moska thotë se “asnjë agjendë nuk është gati”. Steve Witkoff, I derguari I SHBA për Lindjen e Mesme tha këtë të martë për Fox News se përgjatë kësaj jave do të takohej me zyrtarë Ukrainas në Nju Jork ndërsa shtoi se Washingtoni flet me zyrtarët ruse çdo ditë. /rtsh/

