Ukraina kryen sulm masiv ndaj portit rus, ndërsa Rubio takohet me Zelenskyy për sigurinë e Ukrainës

Ukraina kryen sulm masiv ndaj portit rus, ndërsa Rubio takohet me Zelenskyy për sigurinë e Ukrainës

Një port në jug të Rusisë është goditur nga një sulm i madh me dron gjatë natës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Guvernatori i rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, tha se sulmi ndodhi në portin e Tamanit, ku shpërthyen disa zjarre.

Sipas tij, janë dëmtuar një rezervuar nafte, një depo dhe terminale të ndryshme, ndërsa dy persona u plagosën dhe u dërguan në spital.

Dëme janë raportuar edhe në disa fshatra përreth zonës së portit, raporton rtsh.

Share This