Trump: Vendet e Lindjes së Mesme duan të godasin Hamasin, por ka kohë për reflektim

Trump: Vendet e Lindjes së Mesme duan të godasin Hamasin, por ka kohë për reflektim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur pretendimin e tij se ka marrë oferta nga vende të Lindjes së Mesme që shprehin interes për dërgimin e trupave në Gazë për të goditur Hamasin, por ai po i mban nën kontroll pasi ende ka kohë që Hamasi të bëjë “çfarë është e drejtë”.

Numri i aleatëve tanë në Lindjen e Mesme dhe zonat përreth Lindjes së Mesme, më kanë informuar mua shprehimisht dhe me forcë, me entuziazëm të madh, se do të mirëprisnin mundësinë, në kërkesën time, për të hyrë në Gazë. Dhe do të hyjmë me forcë për të “sistemuar Hamasin” nëse Hamasi vazhdon të veprojë keq, në shkelje të marrëveshjes së tyre me ne”, shkruan Trump në Truth Social, në platformën e tij të mediave sociale.

Sipas të dhënave të deritanishme, vetëm Indonezia ka shprehur publikisht gatishmërinë për të kontribuar me trupa, në një forcë ndërkombëtare të mandatuar nga OKB-ja që do të ndihmonte në sigurimin e Gazës pasluftës, ndërsa Turqia dhe Azerbajxhani kanë shprehur gatishmëri për ta bërë këtë, shkruan “The Times of Israel”.

Sipas një raporti të “The New York Times” të publikuar sot, vendet po hezitojnë për të dërguar forca në Rripin e Gazës për shkak të shqetësimeve se do të detyrohen të godasin Hamasin si përpjekje për të stabilizuar territorin, në kundërshtim me pretendimet e Trump-it.

Megjithatë, Trump shkruan se “dashuria dhe shpirti për Lindjen e Mesme nuk është parë si kjo në një mijë vjet! Është një gjë e bukur për t’u parë!”.

“U thashë këtyre vendeve dhe Izraelit: ‘Jo’, ka ende shpresë se Hamasi do të bëjë atë që është e drejtë”, vazhdon ai.

Nëse nuk e bëjnë, fundi i Hamasit do të vijë shpejt. Do të doja të falenderoja të gjitha ato vende që telefonuan për të ndihmuar”, deklaron Trump, ndërsa shton se “do të doja të falenderoja vendin e madh dhe të fuqishëm të Indonezisë dhe liderin e saj të mrekullueshëm, për të gjithë ndihmën që kanë treguar dhe dhënë për Lindjen e Mesme dhe për SHBA-në”.

Deklaratat e Trumpit vijnë në kohën kur ka një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, e ndërmjetësuar nga administrata Trump, e cila parashikon lirimin e pengjeve dhe çarmatimin e Hamasit në fazat e mëvonshme.

Trump ka paralajmëruar se nëse Hamasi shkel kushtet, veprimet do të jenë të shpejta dhe të ashpra, duke theksuar se SHBA-ja nuk do të angazhojë trupa të saj, por do të mbështetet te aleatët rajonalë. /rtsh/

Share This