
Trump: S’jemi të përfshirë, por mund të arrijmë një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit
Presidenti, Donald Trump është shprehur se SHBA nuk është e përfshirë në konfliktin e fundit midis Izraelit dhe Iranit, por mund të arrijë një marrëveshje mes dy vendeve.
“SHBA nuk kishte të bënte fare me sulmin ndaj Iranit sonte. Megjithatë, ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t’i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm!!!”, tha Trump në një postim në Truth Social.
Nga ana tjetër, Trump paralajmëron se do t’i përgjigjet çdo sulmi të mundshëm nga Irani drejt SHBA-së.
“Nëse sulmohemi në çfarëdo mënyre, formë apo formë nga Irani, forca dhe fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të SHBA-së do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë”, thekson presidenti i SHBA.
Tensionet midis Iranit dhe Izraelit janë përshkallëzuar, ndërsa të dy vendet kanë vazhduar të nisin sulme ndaj njëri-tjetrit gjatë gjithë natës.
Irani ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e saj që të mos e ndihmojnë Izraelin të ndalojë sulmet hakmarrëse të Teheranit./BBC