Trump pas takimit me Putinin: Gjëra të mrekullueshme pritet të ndodhin

Trump pas takimit me Putinin: Gjëra të mrekullueshme pritet të ndodhin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kinë, në një takim bilateral që është karakterizuar nga një atmosferë e ngrohtë mes dy liderëve.

Të dy presidentët janë përshëndetur me shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje, ndërsa para gazetarëve Trump ka shprehur optimizëm për rezultatet e takimit.

“Presim me padurim takimin tonë”, ka deklaruar Trump, duke theksuar se ai dhe Putini kanë pasur marrëdhënie të mira për shumë vite.

Ai ka thënë se nga ky takim mund të dalin zhvillime të rëndësishme.

“Mendoj se shumë gjëra të mrekullueshme mund të dalin nga kjo, ose të paktën të fillojnë”, ka deklaruar presidenti amerikan, raporton rtk.

Takimi mes Trumpit dhe Putinit zhvillohet në një kohë kur çështjet ndërkombëtare dhe raportet mes fuqive të mëdha mbeten në qendër të vëmendjes.

Share This