
Trump nuk përjashton sanksionet ndaj Rusisë, por pret për të vendosur se kush është fajtori
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë pas disa javësh. Ai tha se brenda dy javësh “do ta di qëndrimin e Rusisë dhe, sinqerisht, të Ukrainës”.
Kur u pyet nëse kjo mund të përfshijë sanksione, tarifa apo të dyja, Trump u përgjigj:
“Do të jetë një vendim i rëndësishëm që mund të përfshijë sanksione të rëndësishme, tarifa ose të dyja”.
Megjithatë, Trump theksoi se nuk do të marrë një vendim derisa të shohë se kush është “fajtori”.
“Do të shohim se kujt i takon faji. Do të shohim nëse Volodymyr Zelezniki dhe Putin do të mblidhen apo jo. Do ta dimë pas disa javësh,” shtoi ai.
Me këtë deklaratë, Trump la të kuptohet se nuk do të përjashtojë mundësinë për të mos ndërmarrë asnjë veprim nëse negociatat mes dy liderëve dështojnë, por një vendim i tillë do të varet nga ai që do të konsiderohet përgjegjës për dështimin. /rtsh/

