
Trump: Irani nuk do të ketë armë bërthamore, SHBA kontrollon Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni ka ndërmarrë veprime ushtarake për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore, duke theksuar se aktualisht forcat amerikane kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit.
Në një reagim në “Truthsocia”, Trump tha se dërgimi i bombarduesve B-2 një vit më parë shkatërroi aftësitë bërthamore të Teheranit, duke e penguar atë të ishte “dy javë larg” nga prodhimi i një arme bërthamore.
Ai paralajmëroi se nëse Irani do të kishte arritur këtë kapacitet, “Izraeli dhe Lindja e Mesme do të ishin zhdukur”, ndërsa qytete amerikane do të ishin në shënjestër.
Trump shtoi se SHBA ka lehtësuar kalimin e 28 anijeve në Ngushticën e Hormuzit dhe madje sugjeroi ndryshimin e emrit të saj në “Ngushtica e Trump”.
Deklaratat erdhën pas bombardimeve amerikane ndaj objektivave iraniane pranë Hormuzit dhe në ishullin Larak, ndërsa Garda Revolucionare njoftoi se kishte shënjestruar baza amerikane në rajon.
Zyrtarët amerikanë konfirmuan për Reuters se nuk ka viktima nga sulmet iraniane, pavarësisht pretendimeve të Teheranit. /rtsh/

