Trump: As e mendoj fare se Irani mund të shkojë drejt prodhimit të armës bërthamore

Trump: As e mendoj fare se Irani mund të shkojë drejt prodhimit të armës bërthamore

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se “nuk e mendon fare” stokun e uraniumit të pasuruar të Iranit, të cilin ekspertët e konsiderojnë kritik për të parandaluar që Teherani të nxitojë drejt një arme bërthamore.

Nuk e mendoj fare. Thjesht e di që është varrosur kaq thellë sa do të jetë shumë e vështirë për këdo ta arrijë,” – tha Trump në një intervistë telefonike për CBS News, duke iu referuar goditjeve amerikane të vitit të kaluar në instalacionet bërthamore të Iranit, ku besohet se ruhen këto rezerva.

“Është thellë poshtë… Edhe pa luftë, ata nuk kanë mundur ta bëjnë. Pra… është mjaft i sigurt. Por, ne do të marrim një vendim,” – shtoi ai.

Trump tha se po mban pezull tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni, të cilat do të nevojiteshin për të rivendosur lirinë e lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit (rruga kryesore për naftën, e bllokuar nga Irani), ndërsa shprehu sërish zhgënjimin me aleatët e NATO-s që nuk po bashkohen në përpjekje.

Në një moment do ta bëj [tërheqjen], por jo akoma. Por vendet duhet të vijnë dhe ta marrin përsipër. Irani është shkatërruar,” tha Trump.

Aleatët e NATO-s kanë reaguar duke thënë se SHBA-ja filloi këtë luftë kundër Iranit pa u konsultuar me ta, por tani po kërkon ndihmën e tyre për një problem që nuk e krijuan vetë. Trump shtoi se do t’i duhen Iranit “10 vjet për t’u rindërtuar” pas luftës. /rtsh/

Share This