Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit për sot

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit për sot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkruar në ‘Truth”, duke njoftuar njoftuar se ka anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit, pasi, sipas tij, bisedimet me Republikën Islamike të Iranit kanë arritur në nivelin më të lartë të udhëheqjes iraniane dhe kanë marrë miratimin e saj.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se si president i SHBA-së ka vendosur të pezullojë sulmet e planifikuara për mbrëmjen e së enjtes.

Ai shtoi se diskutimet dhe pikat përfundimtare të marrëveshjes janë miratuar në parim dhe në detaje nga të gjitha palët e përfshira, duke përmendur SHBA-në, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë, Pakistanin, Bahreinin, Kuvajtin, Jordaninë, Egjiptin dhe vende të tjera, raporton Express.

Sipas Trumpit, bllokada detare do të mbetet në fuqi derisa të finalizohet marrëveshja, ndërsa koha dhe vendi i nënshkrimit do të bëhen të ditura së shpejti.

Share This