Temperaturat mbi 30 gradë Celsius këtë vikend

Temperaturat mbi 30 gradë Celsius këtë vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftua se të shtunë, më 12 korrik moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të jenë  prej 8 deri 10 gradë Celsius, ndërsa
ato maksimale prej 27 deri në 30 gradë Celsius.

Kurse moti i dielës parashihet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale pritet të jenë  prej 9  deri në 13 gradë Celsius, teksa ato maksimale prej 29 deri 33 gradë Celsius.

IHK njofton se indeksi UV do të jetë i lartë, teksa sugjeron që të shmanget ekspozimi direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00.

Gjithashtu sugjerohet kujdes i shtuar për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Share This