Temperatura të larta sot, IHMK bën thirrje për shmangie të rrezeve gjatë ditës

Temperatura të larta sot, IHMK bën thirrje për shmangie të rrezeve gjatë ditës

Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31°C deri në 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj Instituti Hidrometeorologjik rekomandon:

Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në 17:00, transmeton GE.

Përdorimi i mjeteve mbrojtëse nga dielli.

Konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit.

Share This