TEL AVIV – Ushtria izraelite urdhëron evakuim të plotë të Qytetit të Gazës përpara ofensivës

TEL AVIV – Ushtria izraelite urdhëron evakuim të plotë të Qytetit të Gazës përpara ofensivës

Ushtria izraelite kërkoi një evakuim të plotë të Qytetit të Gazës sot në mëngjes përpara operacionit të planifikuar ushtarak të zgjeruar në qytet në Gazën veriore, sipas AP.

Njoftimi ishte paralajmërimi i parë për një evakuim të plotë të qytetit në raundin aktual të luftimeve.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz tha sot se Izraeli kishte shembur 30 ndërtesa të larta në Gazë, të cilat akuzoi Hamasin se i përdorte për infrastrukturë ushtarake.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha dje se Izraeli shkatërroi të paktën 50 kulla terroriste – që ai tha se përdoren nga Hamasi.

Gjatë ditëve të fundit, Izraeli ka shkatërruar shumë ndërtesa të larta në Qytetin e Gazës, duke paralajmëruar se Hamasi ka instaluar infrastrukturë mbikëqyrjeje në to.

Shkatërrimi i ndërtesave është pjesë e rritjes së ofensivës së Izraelit për të marrë kontrollin e asaj që e portretizon si bastioni i fundit i mbetur i Hamasit, duke i nxitur palestinezët të largohen nga pjesë të Qytetit të Gazës për në një zonë të caktuar humanitare në jug të territorit.

Ka rreth 1 milion palestinezë në zonën e Qytetit të Gazës, megjithëse para këtij paralajmërimi vetëm një pjesë e vogël e tyre janë evakuuar.

Zëdhënësi ushtarak, Kolonel Avichay Adraee, paralajmëroi javën e kaluar se evakuimi i Qytetit të Gazës ishte i pashmangshëm – duke thënë se familjet që lëvizin drejt jugut do të marrin ndihmë humanitare.

Por, grupet e ndihmës paralajmëruan se kishte infrastrukturë për t’i mbështetur ata.

Lufta në Gazë u ndez kur militantët e udhëhequr nga Hamasi rrëmbyen 251 persona më 7 tetor 2023 dhe vranë rreth 1 200 persona, kryesisht civilë. Dyzet e tetë pengje janë ende brenda Gazës, rreth 20 prej tyre besohet se janë gjallë.

“Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 64 522 palestinezë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila nuk thotë se sa prej tyre ishin civilë ose luftëtarë.

Ajo thotë se rreth gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. Pjesë të mëdha të qyteteve të mëdha janë shkatërruar plotësisht dhe rreth 90% e popullsisë prej rreth 2 milionë palestinezë është zhvendosur. /atsh/

Share This