Ambasada gjermane: Respektojeni pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese

Ambasada gjermane: Respektojeni pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë përmes një komunikate u ka bërë thirrje të gjithë spektrit politikë dhe institucioneve të Kosovës që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit ditë më parë vendosi masë të përkohshme pas kërkesës së Listës Serbe për mbrojtje të kushtetutshmërisë, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës nga 5 shtatori deri më 30 shtator.

“Ambasada Gjermane në Prishtina thekson rëndësinë e pavarësisë gjyqësore si një gur themeli i sundimit të ligjit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjyqësorit dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Gjermanisë, raporton rtk.

Masa e re e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese ka ngjallur reagime të shumta, sidomos nga partia që doli e para në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje.

Share This