Të gjithë liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin

Të gjithë liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin

Të gjithë liderët e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e thirrur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili do të mbahet të enjten.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, ka bërë të ditur se “të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani.”

Kupina, ka konfirmuar dje se nga 15 maji, Osmani do të fillojë konsultimet.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, ka deklaruar Kupina, raporton rtk.

Ndryshe, sot për të 15-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Seanca e ardhshme do të mbahet më 15 maj me fillim prej orës 10:30.

Share This